Botë e Çuditshme Travel

Nuk janë ata që po mendoni ju, stjuardesa amerikane tregon se cilët janë pasagjerët më të bezdisshëm në avion!

Një ish-stjuardesë ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se cilët janë pasagjerët më të bezdisshëm në avion, që cilësohen të tillë nga stafi i ekuipazhit. Kat Kamalani, nga SHBA-ja, ka punuar për gjashtë vjet si stjuardesë dhe së fundmi ka postuar një video në TikTok, përmes së cilës tregon se nuk janë foshnjat që bezdisin më së shumti ekuipazhin, por në fakt janë njerëzit që ankohen për foshnjat.

Kamalani e cila është po ashtu nënë e dy fëmijëve shpjegoi se nuk ka gjë më të keqe se kjo ankesë, pasi i bënë prindërit dhe stafin të ndihen jo rehat. Ajo shprehet në video se:

Ju premtoj, se nuk ka gjë që na irriton më së shumti se sa njerëzit që ankohen për foshnjat që qajnë. Më besoni se prindërit duan që më së shumti që foshnjat e tyre të mos qajnë.

Rikujtojmë, se një tjetër stjuardese ka zbuluar së fundmi përmes një videoje se cila pjesë në avion është më e pisët se tualetet, pasi nuk pastrohet kurrë. Brenda Orelus, nga Miami e cila në rrjete sociale njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasme të ulëseve janë të mbushura me mikrobe dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet. Stjuardesa paralajmëroi 98 mijë ndjekësit e saj në TikTok për këtë gjë dhe tha se ajo kishte parë pasagjerë që kanë vendosur një mori gjërash në ato xhepa, nga ushqimi deri tek pelenat e pista.