Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur! Anxhela Peristeri paralajmëron projektin e radhës…

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj dhe së fundmi bukuroshja po lançon albumin e saj “N’Tiranë”.

Tanimë disa prej tyre janë publikuar e së fundmi Anxhela me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram na ka treguar se është gati për të radhës. Teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet me një fustan të kuq dhe duket tejet sensuale, bukuroshja na ka treguar se jo më larg se sot në orën 17:00 do të publikojë ‘Jemi larg’, këngën më të re të albumit.

Anxhela Peristeri na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në ‘Eurovision’, e cila arriti të na çonte deri në finale. Look-u i saj dhe zëri potent ranë në sy dhe nga mediat ndërkombëtare.

E ftuar para pak muajsh në një intervistë këngëtarja bukuroshe ka treguar se shqiptarët e kanë sulmuar shumë për prejardhjen e saj greke.

Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.