Aktualitet

Nuk ka viktima, vetëm 2 raste pozitive me COVID-19!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë rezultuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 2,618 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat. Ndërkohë nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Për të vijuar ruajtjen e situatës së mirë epidemiologjike në vend dhe për kufizimin e përhapjes së Covid19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e virusit: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.