Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kam nevojë për para, dua përkushtim”, vazhdojnë postimet ‘thumbuese’ mes Loredanës dhe Mozzik

Se çfarë po ndodh në të vërtetë mes Mozzik-ut dhe Loredanës nuk e di askush. Dyshja ende vazhdojnë të hedhin postime ‘thumbuese’ ndaj njëri-tjetrit dhe kjo nuk duket të ketë të ndalur. Këtë herë është radha e reperes e cila pak më parë publikoi një shprehje në Instastory që duket si një dedikim i drejtpërdrejtë për Mozzik.

Kurrë nuk kam patur nevojë për një mashkull me para sepse ajo çfarë unë dua është falas. Kohë, vëmendje dhe përpjekje”

Me këtë shprehje, Loredana lë shumë për të dyshuar, megjithatë edhe pse prej ditësh janë në qendër të mediave për këtë ‘krisje’ mes tyre, asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur të reagojë.

Dyshimet për këtë ndarje mes dyshes së shumëpërfolur, njëkohësisht prindër të një vajze, që e kanë pagëzuar me emrin Hana nisën kur filluan të mos ndiqeshin më me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Jo vetëm kaq, por Mozzik ishte i pari që publikoi disa shprehje që u dukën se ishin për Loredanën. Kaq mjaftoi dhe saga e postimeve ‘thumbuese’ nga ana e dy artistëve nuk duket të ketë të ndalur.

Ndërkohë, dyshja e hiteve po lançonin albumin e tyre më të ri “No Rich Parents” që po pëlqehej shumë nga ndjekësit e tyre dhe këngët po numëronin miliona klikime. Projekti i tyre i fundit muzikor që nuk dihet nëse do të pasohet nga të tjerë apo dyshja i kanë dhënë fund përfundimisht, është “Nëse don”. Njëkohësisht mund ta votoni dhe në ‘The Top List’.

21/08/2021