Celebrities Showbiz

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Cardi B merr dhuratën më të shtrenjtë për ditëlindje…

Reperi i njohur i ‘Migos’ mahniti gruan e tij gjatë festimeve të ditëlindjes së saj të 29-të. Ai zgjodhi që ta ndante më të gjithë lajmin e dhuratës së tij surprizë ndërkohë që mori mikrofonin. Gjatë festës në Los Angeles në ‘River Studios’, Offset ndau një video në një ekran të madh të banesës që ndodhet në Republikën Dominikane, e cila përpos të gjithave është e përbërë gjithashtu nga një pishinë e madhe në çatinë e saj.

Në pamjet video të qarkulluara në internet, ai dëgjohet duke iu drejtuar bashkëshortes së tij me fjalët:

‘Unë ndalova së bleri diamantët më të mëdhenj që mund të merrni, unë ju bleva gjithçka, kështu që këtë vit doja të blija diçka që do të kishte kuptim. Ju më dhatë djalin tim të bukur. Unë ju kam blerë një shtëpi në DR. Kam shpenzuar disa miliona për këtë, pikërisht këtu.

Offset Gifted Cardi B A Mansion in the Dominican Republic For Her 29th  Birthday - Urban Islandz

Kjo dhuratë ka me të vërtetë një domethënie për reperen, e cila është me origjinë dominikane nga ana e babait të saj. Të ftuar në festë përfshinin Tiffany Haddish, Winnie Harlow, Teyana Taylor, 2 Chainz, Lizzo, Snoop Dogg, Taraji P. Henson, Chance the Rapper, Karrueche Tran, Larsa Pippen dhe Trey Songz. Në përputhje me temën e Karaibeve, ushqimi i servirur përfshinte pulë, drerë, oriz dhe mysafirët mbaheshin të freskuar me kokteje tequila dhe vodka.

Rikujtojmë se reperja ka vendosur që të jetë shumë e hapur dhe e sinqertë me të gjithë ndjekësit. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ajo ka treguar gjithçka. Në video, Cardi fillon duke pranuar të gjitha komplimentet e mahnitshme që ajo kishte marrë në lidhje me trupin e saj pas lindjes së fëmijës së dytë.

Për pjesën që a ka bërë ndëryhrje ajo pas lindjes për të rregulluar përsëri format e saj të trupit, përgjigja e Cardi B ka qenë jo dhe ka treguar se:

Ju nuk mund të bëni operacion pasi të keni lindur, veçanërisht unë që am humbur shumë gjak gjatë lindjes.