Celebrities Gossip

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, makina më e shtrenjtë në botë tanimë pronë e Beyonce dhe Jay-Z!

Përsëri një Rolls-Royce superekskluzive që mahnit jo vetëm për origjinalitetin e konfigurimit të njëhershëm, por edhe për çmimin stratosferik. Një realizim deri në përsosmëri, që shtrihet nga bërja e karrocerisë bazuar te kërkesat e klientit deri te ndërhyrja në detajet më të vogla kompletuar me një riprodhim druri.

Dy ditë më parë, kompania britanike “Rolls Royce” prezantoi makinën më të shtrenjtë në botë, një model Boat Tail, të bërë me porosi për një çift të famshëm. Mediat botërore aluduan se bëhej fjalë për një reper amerikan që kishte porositur një makinë luksoze për të shëtitur në Rivierën franceze.

“The Telegraph” shkon më tej, duke zbuluar se me shumë gjasa bëhet fjalë për çiftin Jay-Z dhe Beyonce, të cilët i përshtaten më së miri “identikitit” të porositësit të mjetit që kushton 20 milionë paund, thuajse dyfishi i makinës që mbante fronin e më të shtrenjtës, Bugatti La Voiture Noire.

Së fundmi është konfirmuar se diva e muzikës pop Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Jay Z kanë blerë së fundmi makinën më të shtrenjtë në botë. Makina “Boat Tail” kushton 28 milion dollarë.

Ata janë çifti më i famshëm e më i përfolur i showbiz-it ndërkombëtar dhe më të pasurit dhe nuk është aspak surprizuese për ne që ata të zotërojnë makinën më të shtrenjtë në botë. Por, ju a e keni menduar ndonjëhere se sa të pasur janë ata? 

Rikujtojmë, se fëmijët e Jay-Z dhe Beyoncé janë padiskutim fëmijët më me fat në planet për prindërit që kanë. Së fundmi, Jay-Z ka zbuluar në një intervistë për “The Times” se pavarësisht se është një manjat, ai nuk përqendrohet në rritjen e fëmijëve për të ndjekur hapat e tij dhe të Beyoncé-s.