Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ma ka numrin…”/ Einxhel dhe Beniada nuk janë takuar më me njëra-tjetrën pas “BBV”?!

Edhe pse “Big Brother VIP” tashmë ka përfunduar, i gjithë publiku është ende kurioz se çfarë po ndodh me ish-banorët tani që po vazhdojnë jetën e tyre normale jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada.

Kohët e fundit, u përfol goxha në media se mes Einxhel dhe Beniadës mund të kishte pasur një krisje në miqësinë e tyre. Që pas përfundimit të “Big Brother VIP” Beniada dhe Einxhel nuk janë parë më bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë rast ku ato të jenë shfaqur bashkë, nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që kishin.

Ka qenë Einxhel ajo që në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar raportin që ka me banorët e tjerë me të cilët edhe është takuar.

Me Semin jam takuar, kemi kaluar goxha kohë, kemi qenë dhe në Kosovë, kemi ndjekur disa ditë. Me pjesën tjetër kanë qenë takime sporadike. Me Arjolën jam takuar dhe kemi qenë bashkë me vajzat e saj për darkë. Takuam Monikën te ditëlindja.

Por ajo tregoi gjithashtu se Beniadën akoma nuk e ka takuar pavarësisht se sa shumë të afërta ishin me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë më të madhe dhe më të njohur “Big Brother VIP”.

Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numri ne telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë.