Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Nuk më lë babi të shkoj…”, ish-konkurrentja e Për’puthen pjesë e BBV3?!

E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” ishte Fjori Likja, e cila u shpreh për dashurinë e madhe për televizionin, por edhe sakrificat dhe vështirësitë e shumta me të cilat është përballur.

Qëllimi im ka qenë të jem pjesë e televizionit. Një ndër sakrificat që kam bërë ka qenë të humbja shumë peshë, nga stresi. Emiisoni që unë zgjodha si trampolinë më jepte shumë stress. Shumë konkurrentë thonë të njejtën gjë. Unë në jetën reale nuk jam fare agresive, kam dalë nga vetja. Normalisht që ia ka vlejtur sepse jam këtu ku jam sot. Kam sakrifikuar edhe shoqërinë, sepse jo nga të gjithë kisha mbështetje. Më vjen keq për disa marrëdhënie që më janë prishur. Jam shumë e lumtur për çdo gjë që kam kaluar. Familja ime nuk ishin dakord, por me kalimin e kohes ata u mësuan. Ka sakrifica shumë të mëdha për të qenë pjesë e televizionin, për shembull unë kur dola nga Për’puthen shkova te psikologu për herë të parë në jetën time.

Por a do e donte partnerit pjesë të televizionit?!

Nuk dua në jetën time një njeri që ka lidhje me televizionin.

Pjesë e Big Brother Vip 3?! Si përgjigjet Fjori?!

Dua shumë që të jem pjesë e BBV, por nuk kam aprovimin nga familja dhe nuk dua t’i mërzis. Nëse ata më pranojnë, unë do jem… Babi më shumë, bashkë më vëllain… (qesh) Këtë vit doja të isha pjesë e Miss Universe, por audicionet ishin mbyllur. Kam dëshirë të marr pjesë në një kompeticion miss-i. Unë e kam pjesë e egos, sepse që e vogël e kam ëndërruar.