Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund ta linte me kaq! Billie Eilish vendos t’i pëgjigjet akuzave të Kanye West duke…

Formacioni i “Coachella”-s mund të duket ndryshe këtë vit nëse Kanye West nuk merr pjesë në të. Ye (West), Travis Scott dhe Billie Eilish janë planifikuar të gjithë të performojnë. Kanye West ka thënë se ai nuk do të performojë në festivalin “Coachella” nëse Billie Eilish nuk i kërkon falje reperit Travis Scott, pasi ajo u duk se i referohej katastrofës fatale në festivalin “Scott’s Astroworld” gjatë një shfaqjeje të fundit.

Duke performuar në Atlanta javën e kaluar, Eilish ndaloi procedurat kur vuri re një fanse që po përpiqej të merrte frymë. Pasi fansja mori kujdesin mjekësor, ajo rifilloi shfaqjen dhe i tha turmës:

Pres që njerëzit të jenë mirë derisa të vazhdoj.

Në Instagram, West (tani i njohur ligjërisht si Ye) ndau pamjet e një raporti lajmesh për Eilish duke iu kundërvënë Scott, me titull:

Eja Billie, ne të duam, të lutemi kërkoi falje Trav dhe familjeve të njerëzve që humbën jetën e tyre askush nuk synonte të ndodhte kjo. Trav nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur ai ishte në skenë dhe ishte shumë i lënduar nga ajo që ndodhi dhe po Trav do të jetë me mua në “Coachella”, por tani kam nevojë që Billie të kërkojë falje përpara se të performoj.

Normalisht që këngëtarja nuk mund ta linte me kaq. Ajo zgjodhi që t’i jepte një përgjigje reperit duke komentuar në postimin e tij në rrjetin social Instagram. Një përgjigje të thjeshtë e cila mesa duket nuk ka më nevojë për asnjë koment tjetër. Ylli 20-vjeçar i hitit “Happier Thaan Ever” kishte shkruar:

Faktikisht unë nuk thashë asgjë për Travis, isha thjesht duke ndihmuar një fanse.