Gossip

Nuk njihet më! Modelja e njohur amerikane ndryshon totalisht “look”!

Modelja e njohur amerikane, Bella Hadid nuk njihet për natyrë eksperimentuese në lidhje me pamjen e saj. Mirëpo së fundmi, bukuroshja i ka habitur të gjithë. Ajo ka pozuar për markën “Dior” dhe është shfaqur ndryshe nga herët e tjera dhe padyshim që i kanë lënë fansat pa fjalë.

Bella shihet me flokë të shkurtër në ngjyrë të verdhë dhe duket një yll i vërtetë. Reagimet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe ka pasur nga ata që e kanë komplimentuar për pamjen e të tjerë që nuk e kanë pëlqyer shumë. Po ju, si ju duket pamja e saj e re?

https://www.instagram.com/p/CIkAQzxheT2/?utm_source=ig_embed

Së fundmi, modelja ka krijuar një koleksion me bluza unisex dhe vendosi që gjithë të ardhurat të shkonin për bamirësi në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në nevojë. Brenda 5 minutash koleksioni i saj u shit dhe kështu modelja arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Rikujtojmë, se kohët e fundit 24-vjeçarja është përfolur për një lidhje me Duke Nicholson, i cili është 20-vjeç e njëkohësisht edhe nipi i ikonës së “Hollywood”, Jack Nicholson.