Showbiz

Nuk pati asnjë takim me të birin, ndërron jetë babai i Eminem

Ditën e djeshme u bë e ditur se babai biologjik i reperit Eminem, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Ai ishte 67-vjeç dhe kurrë nuk arriti të kishte një marrëdhënie të mirë me të birin.

Falë disa këngëve që Eminem ka bërë ndër vite, kemi mësuar se ai dhe babai i tij Marshall Bruce Mathers Jr, kurrë nuk kanë patur asnjë kontakt.

Ana e historisë së reperit zbulon se kur ai ishte i vogël i ka shkruar dhjetra letra babait të tij por kurrë nuk ka marrë një përgjigje.

Prindërit e Eminem janë ndarë kur ai ishte vetëm 2-vjeç ndërkohë që babai ndërroi shtet dhe krijoi një familje të re.