Celebrities Showbiz

“Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje…” Çfarë e vuri në siklet Xhemi Shehun?!

Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

Megjithatë këtij formati po i vjen fundi. Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe ethet e banorëve sa vijnë e shtohen. Tani loja është bërë më e fortë se kurrë dhe të gjithë presin se si do të vazhdojë më tej kjo aventurë.

Mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi dhe Ed Manushi, Flori Gjini, Agron Llakaj. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve nga “Vëllai i Madh” për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh. Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro. Rikujtojmë se një ditë më parë kanë qenë opinionistët e “BBV”, Arbri dhe Balina.

Situatat plot humor dhe të qeshura sigurisht nuk kishin si të mungonin. Në një moment Iliri vendosi në një situatë të sikletshme Xhemi Shehun duke e pyetur se po të hapte kutinë e Pandorës, cilët do të ishin tre banorë që ajo do të çonte në nominim. Xhemi vendosi që të jepte këtë përgjigje:

Tani ju keni 120 ditë këtu, ndërsa unë kam 120 minuta. Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje.