Bota

OBSH miraton vaksinën indiane Covovax kundër koronavirusit!

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH bën të ditur se ka miratuar me urgjencë përdorimin e vaksinës indiane anti-COVID, Covovax. Sipas OBSH, “në këtë mënyrë rriten përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë persona në vendet me të ardhura të ulëta.

Në një tjetër zhvillim, Franca nuk është shteti i vetëm që ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Të njëjtën ndalesë, Izraeli do ta vendosë tani ndaj udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe, si edhe Danimarka.

Izraeli vendosi këto dy shtete në “listën e kuqe” të koronavirusit në mesnatën mes 16 dhe 17 dhjetorit, për shkak të shqetësimeve për përhapje të shpejtë të variantit të ri të virusit, Omicron. Qytetarëve dhe banorëve të Izraelit u ndalohet të udhëtojnë në shtetet që ndodhën në “listë të kuqe”, me përjashtim të rasteve kur marrin leje nga qeveria.

Ndërkaq udhëtarët që kthehen nga ndonjë shtet nga “lista e kuqe”, dërgohen në karantinë me të arritur në vend dhe duhet të qëndrojnë aty derisa testi për COVID-19 të rezultojë negativ.

Franca, Spanja, Irlanda, Finlanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të shtohen në “listën e kuqe” të Izraelit nga e diela. Shumica e shteteve afrikane tashmë janë në të.

Izraeli mbylli kufijtë për pothuajse të gjithë shtetasit e huaj muajin e shkuar si përgjigje ndaj variantit, Omicron, disa javë pasi vendi u rihap për udhëtarët e vaksinuar.
Më herët gjatë kësaj jave, ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz u tha gazetarëve që Izraeli megjithatë nuk mund të mbyllet hermetikisht, por ka mundësi që përhapja e Omicronit të vend të ndalohet.