Showbiz

“On Records” rikthen në YouTube këngët e Mozzik dhe Getinjo

Menjëherë pasi shkëputën marrëdhëniet e punës me “On Records”, kjo e fundit hoqi nga YouTube këngët e dy vëllezërve repera, Mozzik dhe Getinjo.

Muaj më parë problemet e dyshes më këtë shtëpi diskografike u bënë të ditura edhe për publikun që ende nuk e ka të qartë se ku çaloi puna e tyre.

Teksa Mozzik dhe Getinjo tashmë kanë një label të tyre, “On Records” ka vendosur të rikthejë prjektet muzikore të reperave, të paktën përkohësisht.

Të kontaktuar nga “Lajmi.net”, ish-menaxheri i Mozzik dhe Getinjo, Met Elshani ka rrëfyer se këto këngë janë rikthyer përkohësisht pasi kërkohen shumë nga publiku dhe kanale të tjera të YouTube i kanë publikuar klipet në mënyrë të paligjshme.