Tech

OpenAl njofton për hapjen e zyrës së re në Japoni!

OpenAl po zgjerohet edhe në Japoni me një qendër të re në Tokio dhe plane të reja për një model GPT-4 në gjuhën japoneze. Prodhuesi i ChatGPT hapi zyrën e parë ndërkombëtare në Londër vitin e kaluar, e ndjekur nga zyrja tjetër në Dublin muaj më vonë. Tokio do të përfaqësojë zyrën e parë të OpenAl në Azi dhe të katërtën në të gjithë planetin, duke përfshirë edhe selinë në San Francisko me në krye Sam Altman.

Përpjekjet globale të zgjerimit të OpenAl deri më tani kanë qenë mjaft strategjike. OpenAl Japan do të udhëhiqet nga Tadao Nagasaki. Si udhëheqës i OpenAl Japan, Nagasaki do të ngarkohet të ndërtojë një ekip lokal në terren dhe të ndikojë në rritjen e kompanisë në Japoni. Bëhet e ditur se tashmë ChatGPT po përdoret nga qeveritë lokale japoneze për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve publike.

Kompania OpenAI ka njoftuar hapin e ardhshëm në strategjinë për të zgjeruar disponueshmërinë e mjeteve të saj të Inteligjencës Artificiale në mënyrë që tani të jetë e mundur të përdoret ChatGPT edhe pa një llogari. Më shumë se 100 milionë njerëz përdorin ChatGPT në 185 vende të botës në baza javore dhe kompania shpreson që duke eliminuar hapjen e detyrueshme të llogarisë, do të bindë edhe më shumë njerëz të provojnë chatbot.

Aftësia për të përdorur ChatGPT pa një llogari po zgjerohet ngadalë, kështu që në fillim nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë, por kjo padyshim po ndryshon me kalimin e kohës. Si parazgjedhje, OpenAi përdor atë që përdoruesi kërkon ChatGPT për të përmirësuar modelet për të gjithë dhe nëse përdoruesi nuk dëshiron që ndërveprimi i tij me chatbot të regjistrohet, ai mund ta sigurojë këtë në cilësimet edhe pa një llogari.