Celebrities Gossip Showbiz

Orinda Huta revoltohet me ndjekësit: “Mos shkruani më të tilla mesazhe!”

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të këtij viti. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

E teksa mami Orinda ndan me ndjekësit e saj disa momente me vajzën, duket se ndjekësit nuk humbin rast për t’u treguar kritikë dhe kjo gjë e ka nervozuar pak prezantuesen bukuroshe. Një mesazh i ardhur së fundmi në DM-në e saj, Orinda e ka postuar në Instastory duke shkruar:

Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block 

Së fundmi,  me anë të një Instastory Orinda dha një mesazh shumë të fuqishëm për nënat e reja duke kritikuar të gjithë ndjekësit që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra.