Celebrities Love & Sex Showbiz

Ornella Muti bëhet gjyshe për herë të katërt!

Artistja e njohur Ornella Muti është bërë së fundmi gjyshë për hetë të katërt. Edoardo, ka lindur nga dashuria e djalit të saj Andrea Facchinetti dhe e partneres së tij Carola. Ornella ka bërë njoftimin duke postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram ku vogëlushi shihet teksa i shtrëngon dorën gjyshes së tij. Ndërkaq, aktorja e famshme italiane ka shkruar:

Të posalindurit janë të shenjtë dhe duhen mbrojtur në rrjetet sociale.

Për Mutin, Edoardo është nipi i katërt. I pari ishte Akash, tani 26 vjeç dhe djali i vajzës së tij të madhe Naike. Nga fëmija i dytë Carolina Facchinetti ka Alessandro, lindur në 2014 dhe Giulia, lindur në 2016. Tashmë ishte radha e Andreas, i cili solli një anëtar të ri në familjen e bukur duke i pushtuar të gjithë me një valë lumturie.

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas në mediat italiane bëri bujë arrestimi i motrës së Ornella Muti. Claudia Rivelli u prangos pasi iu gjet në shtëpi “drogë përdhunimi”, por ajo pretendonte se nuk e dinte dhe atë substancë e përdorte për të pastruar objektet e argjendta. Policia duket se kishte kohë që po hetonte në lidhje me këtë. Rivelli vazhdonte të insistonte që e dinte substancën për ndonjë lloj ilaçi rrobash.