Aktualitet

Pala greke në grevë, mbyllet përkohësisht Pika Kufitare e Kakavijës

Prej tre orësh, pikëkalimi i Kakavijës është mbyllur nga greva e punonjësve grekë që kërkojnë trajtim financiar e kushte më të mira pune. Bllokimi zgjat deri nesër në 07:00 të mëngjesit me orën lokale të Greqisë. Ndërkaq, nuk lejohen të kalojnë motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionë të mallrave.

Përjashtim ka vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore e kafshë të gjalla, si dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo vdekjesh.

“Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”,-thuhet në njoftim.