Rajoni

Pamjet e frikshme nga qyteti shqiptar, era e fortë rrëzon vinçin mbi makinën në lëvizje

Teksa Shqipëria është në “flakë” nga temperaturat përvëluese të të nxehtit dhe nga thatësira, e kundërta po ndodh në Kosovë. Tre persona janë plagosur në Gjilan të Kosovës, pasi erërat e forta kanë rrëzuar një vinç për ndërtimin e pallateve.

Sipas mediave kosovare, tre të plagosurit ndodhen në spital ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ata ishin duke udhëtuar me një makinë të bardhë, kur vinçi është rrëzuar dhe e ka shtypur mjetin e tyre.

Dy ditët e fundit Kosova është përfshirë nga stuhitë, ndërsa moti pritet pjesërisht i vranët dhe me reshje lokale shiu në dy ditët në vijim.

Në përditësim….