Bota

Panamezët shpresojnë për ndryshim pas zgjedhjes së Mulino si presidenti i ri!

Jose Raul Mulino fitoi dje zgjedhjet presidenciale në Panama, të cilat u shënuan nga debate dhe skualifikimi i pazakontë i ish-presidentit prej një hetimi anti-korrupsion.

“Figura kryesore është përsëri Martinelli,” thotë Viodelca Jurado për ish-presidentin e vendit i cili humbi apelin ndaj akuzave për pastrim parash.

Jose Raul Mulino, ish-krahu i djathtë i kreut të shtetit, fitoi me 34 përqind të votave, sipas gjykatës elektorale të vendit të Amerikës Qendrore.

Presidenti ri 64-vjeçar duhet të përballet me korrupsionin e gjerë, kushtet e rënda ekonomike prej thatësirës dhe fluksin e vazhdueshëm të emigrantëve që kalojnë në vend në rrugëtimin drejt SHBA, shkruan rrjeti AFP.

Mulino tha se priti rezultatin me “përgjegjësi dhe përulje,” dhe u zotua të ndërmarrë “masa të guximshme” për të rivendosur stabilitetin ekonomik.

Ndjekësi i tij Ricardo Lombana, i cili mori 25 përqind të votës, pranoi humbjen pas njoftimit të rezultatit final.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e kënaqshme për vendin me 4.4 milionë banorë që votoi njëkohësisht për presidentin, parlamentin dhe qeveritë lokale.

Sondazhet tregonin prej fillimit që Mulino udhëhiqte ndjeshëm ndaj tetë kandidatëve të tjerë.

Uashingtoni dha urimet e tij sot për Mulino, teksa Antony Blinken vlerësoi popullin e Panamasë që sipas tij “ushtroi vullnetin dhe zërin e tij të lirë” në zgjedhje.

Mulino zëvendëson ish-presidentin Ricardo Martinelli si kandidati të djathtës, i cili humbi apelin ndaj një dënimi për pastrim parash.

Më herët gjykata kishte refuzuan apelin e Martinelli ndaj akuzave, për të cilin panamezët besojnë se ushtron pushtetin prapa kuintave, sipas një sondazhi.

Por pas fitores Mulino tha se “nuk jam marioneta e askujt.”

Ndërkohë Martinelli nuk është dorëzuar te drejtësia por strehohet si azilant në ambasadën e Nikaraguas, nga ku bënte fushatë për ish-vartësin e tij.

Pas votës Mulino shkoi të takonte Martinelli në ambasadë ky dyshja përgëzuan njëri-tjetrin, sipas një videoje të publikuar nga Martinelli.

Shumë njerëz në Panama kujtojnë ditët e lulëzimit ekonomik në kohën e qeverisë së Martinelli 2009-2014, ku mes projekteve të infrastrukturës u zgjerua Kanali i Panamasë dhe u ndërtua linja e parë e metrosë në vend.

Por sondazhet tregonin tashmë shqetësim për kostot e jetesës, krimin dhe aksesin ndaj ujit të pijshëm.

Rreth 45 përqind e punësimit në Panama vjen nga tregu informal deh papunësia arrin në 10 përqind, shkruan rrjeti AFP.