Bota

Papa Françesku shpreh ngushëllimet për tërmetin vdekjeprurës në Marok!

Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet e tij për të pas tërmetit vdekjeprurës në Marok, që shkaktoi mijëra të vdekur.

Në një letër ngushëllimi të publikuar sot nga Vatikani, kreu i Kishës Katolike shprehu dhimbje të thellë.

Papa Françesku tha se po lutej për të vdekurit dhe të plagosurit, si dhe për ata që vajtonin për humbjen e të dashurve dhe shtëpive të tyre.

Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Marokun ka shkuar në 1 037.

“Rreth 1 204 persona të tjerë janë plagosur, pas tërmetit që goditi disa zona në Afrikën Veriore. Në provincën e Al Haouz-it, epiqendra e tërmetit, u raportuan 542 të vdekur”, sipas shifrave zyrtare!