Auto & Moto

E ka përdorur Papa Françesku, del në ankand Fiat 500L!

Një Fiat 500 L të cilën e ka përdorur Papa Françesku gjatë vizitës në New York në vitin 2015, do të shitet në ankand dhe mund të arrijë çmimin prej 100 mijë dollarëve. Shtëpia e ankandeve RM Sotherby ka njoftuar se makina është e kompanisë Fiat Chrysler Automobiles dhe se më të kishte udhëtuar shkurtimisht Papa.

Pas vizitës së Papës, makina u përdor edhe një ditë në vitin 2016 dhe është shitur në ankand për qëllime humanitare për 82 mijë dollarë. Fiat 500L është në gjendje të përkryer dhe ka vetëm 1.244 kilometra të kaluara. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për modelin 500L Lounge, makina është e pajisur mirë, sediljet janë të veshura me lëkurë, ka sistem klimatizimi dy-zonal dhe sistemin infotainment të lidhur në një ekran 6-inç.

Makinën e vë në lëvizje motori 1.4 litërsh me katër cilindra me turbo-mbushje, që prodhon 162 kuaj-fuqi dhe ka ndërrues automatik me gjashtë shpejtësi që bën tërheqje me rrota e përparme. Rikujtojmë, se Fiat ka prezantuar dy versione të reja të modelit 500e, që i ka quajtur 500e Inspired By Beauty dhe 500e Inspired By Music.

Fiat 500 Inspired By Beauty është i lyer me ngjyrë rozë dhe sediljet i ka të veshura me lëkurë bezhë dhe i njëjti material është përdorur edhe për “veshjen” e pjesëve tjera të metalta. Modeli 500e Inspired By Music është i ngjashëm, i lyer me ngjyrë të zezë. Edhe pse nuk ka shumë gjëra që i ndanë këto dy versione të veçanta, të dy janë të pajisur me dritat LED. Blerësit mund të llogaritin në ekranin 7-inç dhe një tjetër 10.5 të sistemit infotainment që mbështet Android Auto dhe Apple CarPlay.