Celebrities

Partnerin skenik të Irini Qirjako në DWTS, e kemi njohur në Big Brother Vip Albania!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak zbuluam edhe artistët dhe personazhet vip që iu bashkuan “Dancing with the Stars”.

Ndërkohë, disa ditë parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram është publikuar video me konkurrenten më të re të spektaklit, dhe bëhej fjalë për Irini Qirjakon. Nuk ka nevojë për prezantim sepse të gjithë e njohim artisten e dashur. Ajo do të provojë që të sfidojë veten, tani jo duke kënduar por duke kërcyer.

Por kush do të jetë partneri skenik i artistes?! Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, zbuloi katër çiftet e para. Sapo u njohëm me partnerin skenik të Irini Qirjako dhe me siguri shumë prej jush e keni dëgjuar emrin e tij. Ai është Eltion Merja, pjesë e produksioneve të koreografëve të njohur, mbi 48 shfaqje kontemporane në të gjithë Italinë dhe me një eksperiencë të freskët nga formatet reality.

Ndërkohë, ju kujtojmë se ai ka qenë gjithashtu pjesë e “BBV”, një prej show më të suksesshëm në vendin tonë. I urojmë shumë suksese çiftit më të ri skenik dhe me siguri presim shumë nga kjo dyshe!