Showbiz

Pas 1 viti së bashku Channing Tatum dhe Jessie J i japin fund

Për herë të parë ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit vitin e kaluar teksa ishin duke luajtur golf dhe menjëherë nisën aludimet se mes tyre kishte diçka më tepër se një miqësi.

Aktori hollivudian Channing Tatum dhe këngëtarja britanike Jessie J kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre 1-vjeçare krejt papritur.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga “US Weekly” dhe më pas u konfirmua nga prestigjosia “People”. Burime pranë artistëve janë shprehur se ish-çifti vendosën të ndahen pasi romanca e tyre përfundoi por ama kanë mbetur miq të mirë.

Kujtojmë se Tatum u lidh me këngëtaren vetëm pak muaj pasi nisi procesin e divorcit nga bashkëshortja e tij prej 9 vitesh, Jenna Dewan.