Showbiz

Pas humbjes së nënës, ish pjesëtari i “One Direction” humbet edhe motrën e vogël

Ish pjesëtari i grupit “One Direction”, Lewis Tomlinson në vitin 2016 humbi mamanë e tij në moshën 46-vjeçare për shkak të sëmundjes së leuçemisë.

Asokohe, këngëtari rrëfeu se po kalonte periudhën më të vështirë të jetës së tij sakaq, i kushtoi mamasë së ndjerë edhe një këngë.

Pak orë më parë u raportua se edhe motra e tij e vogël Felicite ka ndërruar jetë. 18-vjeçarja u gjend e pajetë në apartamentin e saj në Londër dhe deri tani dyshohet se shkaku është ataku në zemër.

Felicite ishte një modele dhe influencuese në mediat sociale.