Gossip

Pas humbjes së personave më të shtrenjtë të jetës së tij, aktori i njohur merr këtë vendim!

Pas ndarjes nga jeta të partneres së tij e cila vuante nga sëmundja e kancerit të gjirit, aktori i njohur John Travolta ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij për çmimin 5 milion dollarë. Rezidenca është e vendosur në pjesën ekskluzive ishullore të Islesboro, Maine si dhe ka 42 dhoma. John dhe Kelly e blenë pronën në vitin 1991, të njëjtin vit kur ata lidhën martesën.

John Travolta dhe Kelly Preston kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Fatkeqësisht, djali i tyre i madh u nda nga jeta në 2009 e ndërsa bashkëshortja e tij 7 muaj më parë.

Ky vit mesa duket është viti më i trishtë i jetës për aktorin, i cili po përjeton humbje të njëpasnjëshme të personave të tij të afërt. Pas ndarjes së bashkëshortes së tij nga jeta, sërish një tjetër person i afërt i aktorit ka ndërruar jetë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se nipi i Travolta-s, me të cilin ishte tepër i lidhur, është ndarë nga jeta.