Celebrities Gossip Showbiz

Pas lajmit se është bërë nënë, reagon menjëherë Aurela Hoxha…

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë muajin e kaluar dhe e ka mbajtur sekret. Gjithashtu tha se ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë por kanë vendosur ta mbajnë larg syve të publikut. Megjithatë, nëse do të shohim rrjetet e saj sociale, asgjë nuk ka ndryshuar. Fotot e fundit të postuara nga bukuroshja në plazh, e tregojnë atë në super formë dhe me bark të sheshtë teksa pozon me bikini.

Pasi lajmi mori dhenë, nuk vonoi dhe reagimi i Aurelës, e cila ka postuar në “Instastory” një foto para pasqyrës. Në postimin në fjalë shihet edhe data e realizimit të fotës, e cila është shkrepur ditën e djeshme, pikërisht pasi doli lajmi nëpër portale dhe ashtu si në fotot e tjera të saj, format trupore nuk lënë të kuptohet se sapo është bërë nënë.

Nuk dihet ende nëse u është rikthyer formave trupore të mëparshme menjëherë pas lindjes, apo këto zëra nuk janë të vërtetë. Ajo që na mbetet të bëjmë është vetëm të presim momentin kur Aurela të flasë lidhur me temën.