Showbiz

Pas “Oscars”, Bleona shpjegon qëllimin e veshjes së saj

Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara për të ndërkombëtarizuar karrierën e saj muzikore u komentua shumë për veshjen e saj në “Oscars Vanity Fair”.

Ajo u kritikua pasi fustani i saj transparent shfaqte të gjithë gjoksin e saj dhe kjo nuk u quajt e përshtatshme për një event si “Oscars”. Gjithashtu kritikët shtuan se Bleona po kërkonte vëmendje.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ajo ka sqaruar një herë e mirë zhurmuesit negativ. Zgjedhja e këtij fustani erdhi për shkak se këngëtarja dëshironte të thyente standartet e dyfishta në shoqëri.

“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dal në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”, – ka thënë Bleona.