Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni personazhet më të ndjekur në Instagram për këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa kryefjala e javës ka qenë pikërisht ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2022, të gjithë ngjarjet që pasuan pas kësaj janë përfolur aq shumë nga të gjiithë.

Por edhe në mediat shqiptare të shumtë ishin ata të famshëm që kanë ‘trazuar rrjetin’. Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë, që kanë shtuar dhe numrin e ndjekësve?

Personazhet shqiptarë:

5. Në vend të pestë për këtë javë renditet ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe moderatorja Einxhel Shkira me vetëm 1 mijë ndjekës më shumë.

4. Gjiko po përflitet kudo në media lidhur me një lajm se ai ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, fjalë të cilat i ka përgënjeshtruar. Këtë javë ai ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

3. Bleona Qereti ishte ndër të ftuarit e ceremonisë “Oscars 2022” dhe shkëlqeu me paraqitjen e saj. Ajo ka shtuar këtë javë 3 mijë ndjekës.

2. Në vend të dytë renditet Sarah Berisha e cila po ashtu është rritur me 3 mijë ndjekës.

1. “Social Top 5” për këtë javë e kryeson Fifi. Këngëtarja festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 28-të dhe nuk kishte si të mungonte një urim aq i ëmbël nga partneri i saj Adis Patushi. Aja është rritur me plot 34 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5. Në vend të pestë nga personazhet e huaj renditet komediani Chris Rock me 1.7 milion ndjekës më shumë nga java e kaluar.

4. Vendi i katërt shkon për Kourtney Kardashian. Thuhet se ajo po planifikon të ketë një fëmijë me Travis Barker. Kourtney ka shtuar 2 milion fansa në rrjete sociale.

3. Beyonce shkëlqeu në “Oscars”, si për shkak të performancës së saj hapëse që na la gojëhapur, ashtu dhe për ‘look’-un dhe bizhuteritë me çmime marramendëse që kishte vendosur. Ajo ka shtuar 2 milion ndjekës.

2. Në vend të dytë renditet Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e Will Smith. Shumë e kanë komentuar qëndrimin e saj pas incidentit të “Oscars” dhe të shumta janë kritikat. Ajo ka shtuar 2.1 milion ndjekës.

1. Vendi i parë i takon Will Smith dhe fundja nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Publiku është ndarë në dy grupe, në ata që menduan se Will Smith bëri mirë që goditi Chris Rock për të mbrojtur gruan e tij dhe në ata që e konsiderojnë si të patolerueshme dhe të pavendë këtë veprim. Ai ka shtuar plot 5.6 milion ndjekës.