Showbiz

Pas përfundimit të “Game of Thrones” aktori i famshëm shtrohet në një qendër rehabilitimi

Aktori i famshëm i cili luajti rolin e Jon Snow në serialin “Game of Thrones” tashmë ndodhet në rehabilitim për të mposhtur varësinë ndaj alkoolit si dhe depresionit.

Kit Harington vendosi të kërkonte ndihmë rreth një muaj para finales së madhe të këtij seriali duke theksuar se mbi këto probleme ka ndikuar edhe roli i tij intensiv si aktor.

Ai është shtruar në një klinikë në Connecticut dhe ende nuk është e ditur se për sa kohë do të jetë në rehabilitim.