Celebrities Gossip Showbiz

Pas Rihanna-s, edhe Ariana Grande konfirmon shtatzaninë?!

Duket se yjet e famshëm të showbiz-it të huaj janë në fazën më të bukur të jetës së tyre. E teksa prej muajsh Kylie Jenner po përjeton shtatzaninë e saj të dytë, kujtojmë se pak ditë më parë edhe Rihanna konfirmoi se është në pritje të ëmbël poashtu.

Duket se listës së yjeve të famshëm që janë në këtë fazë të jetës së tyre, u shtohet edhe Ariana Grande, artistja shumë e dashur, që shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e fansave qoftë me jetën profesionale, por edhe me atë personale. Ariana disa orë më parë kishte postuar një foto ku dukej me bark të rrumbullakosur, të cilën e fshiu shumë shpejt pas publikimit. Megjithatë fansat e vëmendshëm arritën ta ruajnë, imazhin në të cilin Ariana kishte fshirë edhe komentet poashtu.

Kujtojmë, se pak muaj më parë martesa e fshehtë e Ariana Grande me Dalton Gomez u bë virale. Në atë kohë, qarkulloi lajmi se këngëtarja me famë botërore Ariana Grande, më në fund e veshi fustanin e bardhë ashtu siç shpresonte t’i ndodhte në këngën e saj “Thank you, next!”. Bukuroshja lidhi kurorë me partnerin e saj Dalton Gomez, i cili i bëri një propozim për fejesë dhe fill pas këtij propozimi, Ariana u shfaq me një unazë të madhe diamanti në gisht.

Gjithashtu, ajo ka shpërndarë për fansat në Instagram një album me çaste nga muaji i mjaltit me Dalton. Dyshja ishte në Hollandë, teksa artistja e shoqëroi albumin me një kërmill dhe një “waffle”, të dyja këto simbole të Amsterdamit.

Ndoshta çiftit do t’i shtohen çastet e lumtura së shpejti, me një anëtar të ri në familjen e tyre. Askush prej dyshes nuk ka konfirmuar ende asgjë, duke i lënë fansat në pritje të një lajmi të gëzueshëm.