Celebrities Gossip Showbiz

Pas romancës mes Beatrix dhe Donaldit, reagon për herë të parë Antigona Ramosaj!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa bënë hapin e radhës.

Ditën e djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është improvizuar një dasmë mes banorëve. Tema ka qenë një dasmë jugu dhe banorët kanë zgjedhur që çifti i dasmës duhet të jenë Donaldi dhe Beatrix. Në dasmën e organizuar brenda shtëpisë, Beatrix dhe Donald u veshën si nusja dhe dhëndrri dhe kanë improvizuar para banorëve momentin e betimit.

Në një moment, ata madje kanë shkëmbyer puthjen e nuses dhe dhëndrit, moment ky që bëri xhiron e rrjetit. Donaldi është pritur me kritika dhe nota negative nga jashtë për shkak të kësaj afërsie me Beatrixin, kur vetëm pak muaj më parë dha indikacione se dëshironte një rikthim me ish-të dashurën e tij, prezantuesen Bora Zemani.

Një reagim tërthorazi ka ardhur nga nëna e Beatrix, Antigona, teksa drama po vazhdon brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ajo ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram në të cilin thuhet:

Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që nuk kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde. Por një gjë ta kesh në mend, që i drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshë që ia ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës. Dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixën, për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria. Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përveç se nuk do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk do fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas. 

Në këtë mënyrë, Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.