Showbiz

Pas shumë kohësh mungesë, Zayn rikthehet me një projekt muzikor

Fansat e tij kanë muaj që ankohen për mungesën e Zayn Malik qoftë me projekte muzikore po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Herën e fundit që ai është shfaqur në ekran daton në muajin maj në premierën e filmit “Aladdin” në Los Angeles, ku bashkëpunimi i tij muzikor me Zhavia ishte kolona zanore.

Pritjes mesa duket i erdhi fundi pasi 26-vjeçari ka surprizuar publikun me lançimin e një purjeje të re. Edhe këtë herë këngëtari britanik ka vendosur të vijë me një bashkëpunim me treshen Shaed.

Zayn vjen me remiksin e këngës më të fundit të tyre “Trampoline” që ka vetëm pak kohë që është publikuar.