Celebrities Showbiz

Më në fund Gigi Hadid zbulon emrin e veçantë të vajzës së saj

Supermodelja e famshme Gigi Hadid gjatë gjithë shtatzënisë por edhe pas lindjes së vajzës e ka ruajtur më së miri privatësinë e vogëlushes së saj dhe të Zayn Malik.

Fansat gjithmonë kanë kërkuar foto të bebushes së çiftit por këto kanë qenë të rralla, ndërsa emri i saj nuk dihet deri tani. Pas kaq shumë javësh Gigi më në fund ka vendosur që të ndajë me publikun emrin e vajzës së saj. Modelja bukuroshe nuk e ka bërë këtë gjë nëpërmjet një lajmërimi për median apo me anë të ndonjë postimi në rrjetet sociale.

Gigi thjesht ka ndryshuar bio-n e profilit të saj në Instagram duke bërë që të gjithë ata që janë të interesuar ta kontrollojnë vetë. Ajo ka zbuluar se bebushja e saj dhe e këngëtarit britanik Zayn Malik quhet Khai, një emër mjaft i veçantë si ai i prindërve të saj.