Showbiz

Pas suksesit të Cika-Cika, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj gati për një tjetër bashkëpunim

Cika-Cika ishte bashkëpunimi i parë muzikor mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj që menjëherë u shndërrua në hit dhe u rendit për javë të tëra në kreun e The Top List.

Tashmë duket se do të kemi një prurje të re mes artistëve dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë ata. Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm na pret dhe ky i radhës quhet “Panorama”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ardiani dhe Xhensila shfaqen duke darkuar e duke trokitur gotat për të festuar mbi prurje.

Kënga e tyre do të publikohet ditën e premte dhe të gjithë mund ta votojnë për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.