Celebrities Gossip Showbiz

Pas thashethemeve se Totti e kishte tradhtuar, Ilary Blasi thyen heshtjen!

Pas 20 vitesh dashuri, 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijësh së bashku, ylli televiziv Ilary Blasi dhe ish-futbollisti italian Francesco Totti thuhet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Thuhej se Totti e kishte tradhtuar ndërsa ajo kishte flirtuar me një koleg. Prezantuesja e njohur e ka prekur sërish këtë çështje në një intervistë për programin Belve, në Rai2.

Gazetarja e pyeti për foton ku duket një vajzë në stadium pak metra larg Tottit, që ishte edhe origjina e lajmit për tradhtinë e pretenduar.

Unë kisha gjëra të tjera për të menduar në atë moment…

Gazetarja e pyeti gjithashtu për mundësinë e një komploti pas thashethemeve, hipotezë që ajo vetë e kishte imagjinuar, por nuk e pyeti veten nga kush.

Jo, nuk do të kem kurrë siguri, është e lehtë të drejtosh gishtin tek emrat e zakonshëm…

E pyetur nëse do mund t’i mbijetonte historia e tyre e dashurisë një tradhtie, përgjigja e Blasit ishte e prerë:

Jo, as nga ana e njërit dhe as e tjetrit.

Ndërkohë, Francesco Totti po qëndron i heshtur. Fjalët e fundit për këtë çështje ishin ato që tha në videon e xhiruar jashtë restorantit ku sapo kishte darkuar me gjithë familjen e tij.

Gjatë orëve të fundit kam lexuar në media shumë gjëra për vete dhe mbi të gjitha, për familjen time. Nuk është hera e parë që më ndodh të dëgjoj lajme të rreme. Po ju drejtohem të gjithëve ju që shkruani të tilla gjëra, që të bëni kujdes, sepse në mes janë fëmijët dhe fëmijët duhen respektuar. Sinqerisht, jam shumë i lodhur që më duhet të kundërshtoj.

Rikujtojmë, se Ilary Blasi dhe Francesco Totti, ndër çiftet më të pandarë e të lumtur jo vetëm të botës së sportit, por edhe të asaj të showbiz-it, janë të bekuar me 3 fëmijë.