Showbiz

Pas vdekjes së bashkëshortit, Celine Dion në krahët e një mashkulli 16 vite më të vogël?

Prej pak ditësh në media ka filluar të flitet për faktin se këngëtarja e famshme Celine Dion po shoqërohet me një mashkull 16 vite më të vogël.

Pak kohë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili do të mbetet gjithmonë mashkulli i jetës së saj, mendohet se partneri i ri është 36-vjeçari Pepe Munoz. Ai është një balerin mjaft i zoti.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Dion e ka pohuar këtë lidhje duke theksuar se gjithçka nisi nga një shoqëri e ngushtë.