Celebrities Gossip Showbiz

Pas veprimit të fundit të Di Caprio-s të gjithëve na lind pyetja se çfarë po ndodh mes tij dhe modeles Naomi Campbell?!

Pas mbajtjes së ceremonisë së martesës së redaktorit britanik të prestigjiozes “Vogue” Edward Enninful, me  partneren e tij Alec Maxwellseen. Për të festuar për kurorëzimin e dashurisë së tyre u bënë bashkë VIP-at botërorë të cilët i dhanë shumë ngjyra atmosfesrës me prezencën e tyre. Në mesin e të ftuarve ishin edhe supermodelja Naomi Campbell, aktori Leonardo Di Caprio dhe Orlando Bloom.

‘DailyMail’ raporton se gjatë mbrëmjes, aktori i njohur i filmit “Titanic” kishte blerë pesë tufa trëndafila të kuq të cilat edhe kishin kushtuar 500 dollarë. Veprimi i tij mori vëmendjen e të gjithëve sepse ai i shpërndau trëndafilat për të gjithë të ftuarit e mbrëmjes, përfshirë këtu edhe ish-partneren e tij Naomi.

Epo mea duket ata kanë lënë çdo gjë pas dhe gjatë mbrëmjes qëndruan shumë afër njëri-tjetrit dhe normalisht që kjo gjë nuk ju shpëtoi as fotografëve.

Gjithashtu “DailyMail” shkruan se gjatë gjithë mbrëmjes bukuroshja Naomi e mbajti të shtrënguar në duar trëndafilin edhe teksa qëndronte jashtë ambienteve me Emma Thynn. Kujtojmë që Leonardo dhe Naomi, përjetuan një romancë në vitin 1995. Nuk dihet nëse diçka është rindezur mes tyre apo është thjesht një miqësi e bukur.

Vlen të theksohet gjithashtu se së fundmi, Leonardo DiCaprio ka menduar të bëjë diçka ndryshe nga profesioni i tij si aktor. Ai ka blerë aksione nga marka luksoze “Champagne Telmont”, e themeluar në vitin 1912. Kompania ka nxitur ndërgjegjësimin ekologjik dhe mjedisor në biznesin e saj. Tashmë dihet se DiCaprio ka pasion arritjen e mbrojtjes së mjedisit dhe është bërë një mbështetës i vendosur i ambientalizmit, ku së fundmi është fokusuar në dokumentarët mjedisorë sipas “Dailymail”.

Sipas aktorit DiCaprio, ai bashkë me prodhuesit e verës, kanë vendosur të prodhojnë një shampanjë 100% organike.

Champagne Telmont, së bashku me prodhuesit e saj partnerë të verës, ka vendosur synimin e saj në prodhimin e shampanjës 100% organike, duke siguruar një cikël jetë të prodhimit plotësisht të qëndrueshëm në vitet e ardhshme.