Showbiz

Pasi dekoron Eleni Foureira-n, Presidenti i Qipros fotografohet duke e parë nga të pasmet

Eleni Foureira është një “Fuego” e vërtetë e zor se dikush mund t’ja heqë sytë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe u rendit e dyta në këtë kompeticion u vlerësua edhe me një dekoratë.

Ka qenë vetë Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades i cili e dekoroi këngëtaren e famshme me medaljen e mirënjohjes pasi kënga e saj jo vetëm u vlerësua nga kritikët por menjëherë pas festivalit u shndërrua në një hit.

Pas momentit të dekorimit një foto e sikletshme e Presidentit u bë menjëherë virale. Ai u fotografua duke e parë me shumë vëmendje e kënaqësi Elenin nga të pasmet e saj ndërkohë, në rrjetet sociale kjo foto ka shkrirë së qeshuri mijëra njerëz.