Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip

Pasi i drejtohet me fjalë fyese, Lindita kap për gryke Oltin/ Përputhen +40

“Për’puthen”, edhe pse tanimë vetëm +40 vazhdon të prodhojë debate të nxehta dhe lajme. Në emisionin e ditës së sotme kanë qenë më së shumti protagonistë, Lindita dhe Olti. Mes tyre ndodhi një debat shumë i ashpër që degradoi në dhunë fizike.

Pas bisedës për deklarimin e çiftit Çimi-Stela dhe xhelozinë që Lindita kishte për lidhjen mes tyre, Olti, me të cilin Lindita ka qenë shumë e afërt dhe madje janë puthur në buzë bashkë, zgjodhi të ndërhyjë. Fillimisht, ai u shpreh për Linditën se ai e ka përdorur atë.

Mirë Lindita thotë për Çimin që e ka përdorur, po ne Lindita që na ka përdorur të gjithë. Deri dje i thoshe Çimit vlen zero, Luanit po ashtu, na ke përdorur të gjithëve. Ti ke bërë çmos ta bësh Çimin xheloz me sjelljen ndaj meje, duke i hipur Ilirit në kurriz, me dal me Samiun, me i nxjerr kallamin Samiut, nuk e di çfarë i ke nxjerrë Armandit.

Teksa, pas këtyre fjalëve, Lindita ka kërkuar ndërprerjen e programit dhe është çuar nga karrigia menjëherë duke sulmuar dhe vendosur Oltit duart në fyt. Pasi konkurrentët e tjerë i kanë ndarë, Linidta është larguar duke shpërthyer në lot.

Më pas, Lindita është rikthyer sërish në studio duke treguar arsyen se përse reagoi në atë mënyrë.

Unë e kam treguar që dal nga vetja kur dëgjoj gjëra jo të drejta dhe unë u ngrita, për këtë nuk bëhem pishman fare, sepse nuk mund të hedhi baltë mbi nderin tim dhe të thotë ti ke përdorur, ndërkohë që është ai që na ka përdorur ne. Kjo është arsyeja pse reagova ashtu.