Showbiz

Pasi tallen me Chris Brown dhe Rihanna, krijuesit e “Snapchat” kërkojnë ndjesë publike

Snapchat duket se nuk është më në listën e aplikacioneve më të preferuara të publikut kjo për shkak të përditësimeve të fundit që kanë shkaktuar shumë pakënaqësi.

Javë më parë Kylie Jenner u ankua se Snapchat është bërë shumë i vështirë për t’u përdorur duke kërkuar një përditësim të ri ndërkohë që kur kjo ka ndodhur të gjithë përdoruesit janë shokuar.

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë vendosur një pyetësor për qëllime argëtimi duke vënë në qendër ngjarjen e dhunës së Chris Brown kundrejt Rihanna-s.

Në këtë foto shkruhej; “Do të donit t’i qëllonit me shuplakë Rihanna-s apo t’i gjuanit Chris Brown?”

Kjo pyetje e çuditshme është konsideruar ofenduese nga përdoruesit e këtij rrjeti social të cilët menjëherë janë hedhur në Twitter për të shprehur opinionet e tyre.

Shumë njerëz kanë kërkuar që kjo foto të hiqet menjëherë nga Snapchat pasi është fyese për dy artistët dhe sjell edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve atë ngjarje të tmerrshme të ndodhur vite më parë.

Menjëherë pas këtyre kritikave, drejtuesit e Snapchat kanë kërkuar ndjesë publike duke theksuar se e gjitha ishte për qëllime argëtimi dhe e kanë hequr këtë pyetësor nga rrjeti social por duke i ulur atij numrin e përdoruesëve.