Aktualitet

Pedagogët nuk tërhiqen: Protestat kombëtare do të vijojnë!

Ndonëse prej dy javësh pedagogët janë rikthyer në auditore, kjo nuk do të thotë se ato kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, përkundrazi janë të vendosur që të arrijnë plotësimin e tyre duke shpalosur forma të ndryshme protestash, duke nisur nga kjo javë.

“Ne ndërpremë bojkoti për të mos patur probleme studentët me vitin shkollor, por nuk ndërpremë protestën. Sindikata ka vendosur që një herë në javë, të gjejnë një mënyrë proteste, ose te korpusi, ose  te kryeministria, para Ministrisë së Arsimit, ose fokusi është dhe pranë komisionit parlamentar. Për të mbajtur flakën ose zjarrin e protestën, ndoshta në ato universitete të cilat nuk u përfshin si ai Mjekësisë ose Kamzës”, tha Aleksandër Petre, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Për këtë javë protesta kombëtare mund të mbahet në Shkodër.

“Për këtë javë janë dy alternativa. Për shkak të kërkesës së sindikatës së Shkodrës ne mund të shkojmë ta bëjmë protestën kombëtare në Shkodër, për shkak të specifikës që ka protesta atje, ose do të shkojmë komisionit parlamentar dtën e enjte sepse ne ditën që bëmë protestën kombëtare të martën te korpusi duhet të merrnim pjesë në komisionin parlamentar, na u thanë që u anulua, por mbrapa kurrizit komisioni ishte organizuar dhe kishte votuar”, Aleksandër Petre, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Këto janë mënyrat që pedagogët kanë zgjedhur për të plotësuar kërkesat që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies. Nëse deri në muajin shkurt nuk do të ketë përgjigje nga qeveria, atëherë do të ketë sërish bojkot, po kësaj here në një tjetër formë.

 “Po e themi në mënyrë letrare që ne në fillim të sezonit të provimeve ne nuk do të hyjmë në provime, për t’ju thënë ju lamë 4 muaj çfarë bëtë”, tha Petre.