Health & Beauty Lifestyle

Për ju që po ‘vuani’ nga flokët e yndyrshëm dhe ende nuk keni gjetur zgjidhje, provoni këtë truk të rekomanduar nga parukierët!

Nëse flokët e yndyrshëm janë një problem që ju shqetëson vazhdimisht dhe mendoni se keni provuar çdo gjë por nuk keni patur rezultat, atëherë keni ardhur në artikullin e duhur. Sipas ekspertëve, sekreti është vetëm një… ajo që ata e quajnë ‘larje të kundërt të flokëve’.

Fjala është për teknikën e cila eliminon shkëlqimin e yndyrës dhe qimeve u ofron shkëlqim të plotë. Edhe pse deri tani kemi dëgjuar për teknika të shumta të larjes së flokëve, si edhe për një numër të madh të mjeteve natyrale për eliminimin e yndyrës, parukierët kohë më parë kanë zbuluar një truk të vogël i cili garanton rezultate.

Bëhet fjalë për teknikën e larjes së kundërt të flokëve. E gjitha që duhet të bëni është që në fillim t’i lagni flokët, pastaj të hidhni shampon tuaj. Në vend të larjes së dytë me shampo, aplikoni në flokë maskën ose balsamin.

Larjen përfundojeni me hedhjen e fundit të shampos në kokë dhe shpëlani mirë flokët, sipas mundësisë me ujë sa më të ftohtë. Ku qëndron sekreti i kësaj teknike? Sado që të jetë i mirë dhe i domosdoshëm për kurën e flokëve, balsami është i njohur edhe si shkaktar i krijimit të yndyrës në flokë. Pikërisht për këtë është mirë ta aplikoni në flokë para shpëlarjes përfundimtare, në mënyrë që ta shpëlani të gjithën në tërësi.