Aktualitet

“Për rrugën e Kombit duhet të dekorohesha…’, Basha tregon bisedën me Berishën kur e çoi të Transportet!

Në një nga seritë e podcastit që ka nisur së fundmi, kreu i PD, Lulzim Basha, ka rrëfyer se si i bë Ministër i Transporteve në qeverinë ’Berisha’.

“Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetin. Një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në departamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! – i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin. Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilema të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rrafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion…”, tha ndër radhë Basha.

Gjatë bisedës ai u fokusua edhe tek debati që shoqëroi deri në dyert e gjykatës për ndërtimin e rrugës së Kombit. Basha i mori vete meritat për ndërtimin e asaj rrugë madje tha më të qeshur se duhet të merrte një dekoratë për atë vepër. Basha tha se është sulmuar politikisht për atë vepër edhe nga vetët.

“Fillimisht akuzat e kundërshtarëve i kam shpërfillur me një farë neverie. Thosha çfarë janë këta 238 milionë euro dëme, ndërkohë që pagesa totale kur unë jam larguar nga ministria ishte vetëm 60 milionëshi i garancisë që të fillonin punimet. Pra, ishte një stisje totale. Sigurisht që e çuan në prokurori, e dija të gjitha domethënë çfarë bënë. Pastaj faza e dytë që kam pasur ka qenë një zemërim në kufijtë e tërbimit. Tani mirë që nuk më japin dekoratë, se nuk e dua nuk e kam bërë për dekoratë, mirë që nuk thonë faleminderit, po pse duhet të bëjnë këtë tjetrën pse janë kaq të ligë derisa e kam kuptuar që e kisha gabim. Çdo gjë e kishte dorën e Zotit brenda. Dua t’i them faleminderit Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve që u bashkuan në atë betejë balte kundër meje. Në veçanti faleminderit atyre që e bënë këtë çështje penale, edhe të tjerëve që për agjenda të ngushta politike, ndoshta dhe disa që mund të kenë pasur Brenda familjes time politike kontribuuan në të. Sepse pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Jo se e kam nevojë që të kujtohem, por ata kanë kontribut të përjetësohet roli im në ndërtimin e kësaj rruge…”, tha ai