Celebrities Live From Tirana

Përdorimi masiv i Tik Tok-ut nga fëmijët, roli i prindërve, e për të gjitha këto na flet më shumë psikologia Besarta Taçi!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një fenomeni shqetësues siç është Tik Tok-u, i cili sa vjen e bëhet më i përdorur nga fëmijët e moshave të ndryshme ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike psikologia, Besarta Taçi.

Por, sa po përdoret ky rrjet social nga fëmijët dhe sa shqetësues është për shëndetin e tyre, për këtë na flet më shumë vetë psikologia:

Në vitin e fundit kemi vënë re një përdorim masiv të Tik Tok-ut dhe kjo i ka ekspozuar fëmijët ndaj disa modeleve disfunksionale. Tik Tok-u nisi si një sfidë për adoleshentët e cila për ta është shumë atraktive. Atraksioni dhe sfida për trurin e një adoleshenti është shumë e rëndësishme duke qenë se rriten nivelet e dopaminës e cili ka një funksion për sjelljen, gjumin, motivimin, humorin. Është një neurotransmetor i rëndësishëm. Duke rënë nivelet e dopaminës adoleshentët janë në kërkim të diçkaje eksituese dhe Tik Tok-u ta jep këtë mundësi. Fizikisht adoleshentët dëmtonin trupin e tyre duke arritur deri te ngarje potencialisht të rrezikshme. 

E pyetur nga spikerja Ksenja Shoshaj se cili është roli i prindërve dhe sa të kujdesshëm duhet të jenë ata për menaxhimin e këtyre aktiviteteve në rrjete sociale, Besarta tha:

Fatkeqësisht ajo që kemi vënë re është se te prindërit egziston një iluzion. Ata mendojnë se fëmijët dinë t’i përdorin mirë rrjetet sociale dhe për këtë arsye nuk i japin kontroll. Askush nuk do lejonte që një fëmijë 10-vjecar të ecte rrugëve të qytetit i vetmuar në orën 11 të natës. Por kjo i ndodh kur ata kanë një smartphone në dorë. Rrezikshmëritë e internetit janë akoma më të mëdha dhe më të padukshme se rrezikshmëritë që ne mund të gjejmë në rrugët e qytetit. Një adoleshent duhet të ketë të limituar orarin që qëndron në telefon. Duhet të jetë një kontrat mes fëmijëve dhe prindërve. Në momentin që fëmija shkon në gjumë, telefonin duhet ta mbajnë prindërit. Pasi janë në ekspozim të tepërt ndaj këtyre rrjeteve sociale ndodh që fëmijët izolohen. Ata kalojnë më shumë kohë në banjo ose në dhomë. Orët e gjumit ulen dhe nisin të bien nga mësimet. Bëhen impulsiv, arrogant, ose të përgjumur. Egzistojnë disa aplikacione që prindërit mund t’i kontrollojnë aktivitetet e rrjeteve sociale të fëmijëve të tyre.