Showbiz

Përndiqet nga fansja, Tom Hardy zhvendoset në fshat

Aktori i famshëm Tom Hardy duket se ka gjetur zgjidhjen perfekte pasi prej javësh po përndiqej nga një fanse e fiksuar.

Ai është zhvendosur në fshat së bashku me gruan e tij e cila është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime pranë aktorit për “The Sun” dhe duket se ai po e shijon në maksimum jetën e tij të re.

Tom ndihet më i qetë dhe i sigurt tashmë që jeton në këtë fshat të qetë madje çdo mëngjes del për vrap. Edhe pse marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë për aktorin duket se kjo zhvendosje ka rezultuar pozitive.