Lifestyle

Përse të tjerët anashkalojnë dhe nuk respektojnë kufijtë tuaj…

Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien fizike dhe mendore por, të gjithëve na ka ndodhur në jetë që njerëz rreth nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë? Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që ne vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.

Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, ai përdoret për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj. Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kur kërkoni falje për kufijtë tuaj. Ju duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.

Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëjeni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato. Para një bisede, shkruani pikat kryesore dhe vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore. Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse ju vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to. Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Besojini instinktit~