Gossip Showbiz

Pështyu në fytyrën e një videografi, Marilyn Manson vetdorëzohet në polici?!

Këngëtari i njohur, Marilyn Manson pritet të dorëzohet vetë tek autoritetet në New Hampshire për një urdhër arrest që rrjedh nga një incident i vitit 2019 në të cilin këngëtari dyshohet se pështyu në fytyrën e një videografi në një nga koncertet e tij. Manson do të raportojë në departamentin e policisë në Los Anxhelos si pjesë e një marrëveshjeje që avokati i tij negocioi me zyrtarë të New Hampshire. Sidoqoftë, mbetet e paqartë se kur do të ndodhë kjo.

Videografi u punësua për të regjistruar shfaqjen dhe për t’u lidhur me ekranin e madh në stadium, kështu që incidenti u shfaq në të gjithë arenën. Policia më parë pretendoi që këngëtari dhe ekipi i tij e dinin që akuzoheshin për këtë gjë por nuk kishin bërë asnjë përpjekje për t’u kthyer në New Hampshire dhe për t’iu përgjigjur akuzave. Megjithëse, ekipi i tij ligjor pohon se ata kanë qenë në kontakt me policinë që nga lëshimi i urdhrit në 2019.

Sipas Shefit të Policisë, Anthony Bean Burpee, akuzat mbajnë një dënim të mundshëm me burg prej më pak se një viti dhe një gjobë maksimale prej $2,000. Manson tashmë po përballet me disa probleme serioze ligjore me disa nga gratë e dikurshme në jetën e tij. Për momentin, ish-asistentja e tij Ashley Walters ka ngritur një proces gjyqësor kundër yllit të rokut.

Ajo pretendon se gjatë kohës që punonte për Manson, ajo i ishte nënshtruar rasteve të ndryshme të abuzimit dhe thotë se ai shpesh i bënte komente shqetësuese në lidhje me jetën e tij seksuale dhe duke i thënë asaj se donte të vriste disa nga gratë që po shihte.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “TMZ”, aktorja e “Game of Thrones”, Esme Bianco, e cila njihet më shumë për rolin e saj si Ros në serialin hit të “HBO”, ka pretenduar se është droguar, torturuar dhe sulmuar seksualisht nga muzikanti 52-vjeçar. Bianco u takua me Manson në 2005-ën përmes të fejuarës së tij të atëhershme ku ai i shprehu interes për të qënë pjesë në disa projekte filmike.