Showbiz

Pjesëtarja e “Spice Grils” e sëmurë mendore?!

E gjithë media rozë u trondit pak orë më parë kur familjarët e Mel B publikuan disa email-e që vërtetojnë se këngëtarja ka probleme serioze mendore.

Divorci i saj me bashkëshortin dhunues Stephen Bellafonte duket se do të marrë një tjetër kthesë dhe i gjithë faji bie mbi të dhe gënjeshtrat e saj.

Mamaja dhe motra e këngëtares e kanë akuzuar Mel B për mashtrime dhe egoizëm të theksuar kundrejt familjes së tyre. Në letrat e publikuara tregohej se këngëtarja ka injoruar kërkesat për ndihmë nga familja e saj.

Sipas tyre, 42-vjeçarja nuk ka pranuar të vizitojë babain e saj, të sëmurë nga kanceri dhe aq më pak të kontribojë për shërimin e tij. Motra dhe mamaja e saj i kanë dërguar dhjetra email-e që nga marsi i vitit të kaluar por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ato janë shprehur se ndihen shumë të zhgënjyera nga sjellja e Mel B dhe se ajo duhet të vizitojë ndonjë psikiatër për problemet e saj mendore, për agresivitetin dhe mungesën e ndjeshmërisë.