Një zënkë për motive të dobëta në një lokal përfundoi me një të plagosur në Mat. Dy persona që ishin duke pirë pije alkoolike u konfliktuan e njëri prej tyre përdori armën e zjarrit duke plagosur tjetrin, sot rreth orës 04:30 të mëngjesit.
Tetë vetë u shoqëruan në polici. Bashkim Koçi, i cili u shpall në kërkim qëlloi shtetasin Akil Dedja. I lënduari është në spital për mjekim të specializuar e grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në një tjetër zhvillim, dje u mbyt në ujërat e lumit Mat ku kishte dalë për të peshkuar, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit, Valentin Nikolli. Rrjedha e fortë e vështirësoi punën e palombarëve, por pas disa kërkimeve u arrit të gjendej.
I riu Nikolli hyri për t’u larë në ujërat e lumit, por për fat të keq nuk arriti të mbijetojë. Shokët e tij mundën ta shihnin për disa minuta dhe më pas iu humbi nga shikimi e kjo për shkak të rrjedhës se fortë të lumit.